Group: International Working Group "Lingvolanĉilo"


Strategia plano en albana lingvo


Dr. Molnár Lajos
13 Aug 2009 - 1 comment - 750 visits- Permalink   |   Translate title into English

Plan strategjik për ta shpënë përpara mësimdhënien shkollore të Esperantos

Grupi ndërkombëtar i punës për ta shpënë përpara mësimdhënien e Esperantos (ALIE) u krijua në maj 2006, me qëllim për ta shpënë përpara mësimdhënien shkollore të Esperantos, së pari në Evropë, dhe më pas- varësisht nga përvojat e fituara- edhe në tërë botën. Për këtë qëllim bashkëpunojnë mësues profesionistë dhe amatorë të Esperantos me specialistë të tjerë. Të gjithë anëtarët e Grupit tonë të punës janë me të drejta të barabarta, të gjithë janë vullnetarë, që punojnë sipas forcave, talentit dhe aftësive të veta. Grupi ynë i punës nuk ka kryesi drejtuese, as kotiza anëtarësie, as të punësuar me pagë. Për të kryer detyra speciale janë formuar nëngrupe të veçanta që bashkërenditen nga specialistët.



Të gjithë partnerët bashkëpunues kanë të drejtë të modifikojnë planin strategjik në atë masë që e lejojnë modifikimin ligjet, mundësitë dhe kushtet e vendit përkatës.

Qëllimet strategjike të shkallës së parë të veprimtarisë sonë janë si vijon:

I.) Ne duhet të arrijmë që të paktën në dy të tretat e vendeve të Bashkimit Evropian dhe atyre evropiane të ketë minimumi 1-5 shkolla fillore, ku mësohet Esperanto, si një gjuhë urë e huaj që duhet të mësohet dhe si një lëndë mësimore që i zhvillon aftësitë.

II.) Ne duhet të arrijmë që të paktën në dy të tretat e vendeve të BE dhe evropiane të ketë minimumi 1-5 shkolla të mesme dhe/ose reparte pionjere skoltiste, organizata të tjera rinore, ku Esperanto zbatohet si një mjet relativisht i lehtë për përvetësim për dialogun ndërkulturor dhe shumëgjuhësor.


III.) Ne duhet të arrijmë që të paktën në një të tretën e vendeve të BE dhe evropiane të ketë minimumi një universitet ose shkollë e lartë, ku bëhet mësimdhënia e Esperantos.


IV.) Ne duhet të arrijmë që të paktën në një të katërtën e vendeve të BE dhe evropiane të ketë minimumi një universitet ose shkollë e lartë, ku bëhet trejnimi i mësuesve esperantistë.


V.) Ne duhet të arrijmë që shkollat fillore të përmendura, ato të mesme, repartet skoltiste, organizatat e tjera rinore, në shkollat e larta dhe universitetet të bashkëpunojnë ndërmjet tyre aktivisht dhe në mënyrë krijuese.

Vetëm pas përmbushjes së qëllimeve të sipërpërmendura mund të nisë shkalla e dytë e veprimtarisë sonë.

Për realizimin e planit tonë strategjik nevojiten kushtet e mëpsoshtëme:

1.) Shkollat fillore, ato të mesme, repartet skoltiste/pionjere, organiztat e tjera rinore, shkollat e larta, universitetet që janë gati të merren me Esperanton
2.) Mësuesit e gjuhës të trejnuar edhe për mësimdhënien e Esperantos.
3.) Pasuesit besnikë të motivuar.
4.) Mjetet financiare.
5.) Mbështetje apolitike.
6.) Bashkëpunimi ndërkombëtar.
7.) Libra mësimorë dhe mjete të tjera ndërkombëtarisht të përdorshëm.

Propozimet tona për të krijuar kushtet e sipërpërmendura

1.) - Në dy-tre vitet e para të shkollave fillore ne nuk propozojmë që të jepen mësim gjuhë të huaja. Kjo periudhë është e nevojshme për të përvetësuar aftësitë bazë, përfshi gjuhën amtare (dhe në këtë këndimin, leximin, shkrimin, llogaritjet). Në një-tre vitet që pasojnë propozojmë të futet një lëndë mësimore speciale e mësimit të gjuhës për të përgatitur sa më mirë nxënësit në përvetësimin e mëtutjeshëm të gjuhëve të tjera. Për qëllimet e këtij aftësimi gjuhësor ne konsiderojmë si më të udhës mësimdhënien e gjuhës-urë ndërkombëtare: Esperanto, që mundëson vetëdijësimin e nxënësve për elementët gjuhësorë universalë dhe strukturat (e gjuhës amtare dhe të gjuhëve të tjera), që u jep një rast që ta arrijnë me sukses shkathtësitë bazë të komunikimit në një gjuhë të huaj të mësuar për së pari.
- Më tej, rreth vitit të 12-të dhe 14-të të jetës ne propozojmë të nisim të nxënit e një ose dy gjuhëve kombëtare të zgjedhura lirisht: një “gjuhë të pëlqyer” dhe një “gjuhë me përhapje botërore”,- në përputhje me raportin Maalouf të përgatitur për Bashkimin Evropian. Falë vlerave të Esperantos që zhvillojnë aftësitë e nxënësve gjatë të nxënit të këtyre tri gjuhëve deri në provimin e maturës mund të kursehet një kohë afërsisht sa një vit pune. Në kohën e provimit të maturës i riu mund të kuptojë kështu- përveç gjuhës amtare- minimumi në nivel mesatar edhe tre gjuhë të huaja. Realizimi i këtij propozimi në një masë të madhe do të ndihmonte në ruajtjen e gjuhëve të veçanta etnike. Paratë dhe koha e kursyer do përdoreshin për zhvillimin e aftësive të tjera të neëvojshme.
-Në shkolla e mesme dhe në repartet pionjere/skoltiste apo organizatat e tjera rinore ne propozojmë të nxënit e Esperantos si një mjet relativisht i lehtë për t’u përvetësuar për dialogun ndërkulturor. Të vendosin lidhje të ndërsjella, partneriteti me shkolla dhe organizata të tjera evropiane dhe me nga një jashtë evropiane. Një bashkëpunim i tillë do mundësojë që në fillim, që veprimtaria jonë shkollore të arrijë pak e nga pak të gjithë vendet e tjera jashtë Evropës. Bashkëpunimi do bazohet në shkëmbimin e informatave për trashëgimitë gjuhësore, kulturore, gjeografike dhe historike të vendeve përkatëse. Të rinjtë- duke përdorur edhe “postën tradicionale” dhe mjetet moderne të teknologjisë së informimit- do fitojnë miq në vendet e jashtëme, do përjetojnë barazinë gjuhësore, do kuptojnë, respektojnë dhe pranojnë ndryshimësinë gjuhësore dhe kulturore. Ata do mund të bashkëpunojnë në
përgatitjen e ekspozitave të përbashkëta, të faqeve në internet, të konkurseve, videokonferencave, ndërlidhjeve të binjakëzimit dhe takimeve ndërkombëtare. Ne i konsiderojmë veçanërisht të rëndësishme takimet ndërkombëtare të të rinjëve të vendeve fqinjë me gjuhë të ndryshme.
- Në universitetet dhe shkollat e larta ne rekomandojmë mësimdhënien e Esperantos si “një gjuhë katalizator” për përvetësimin e thesarit fjalor shkencor greko-latin dhe për rritjen e përdorimit më efikas të gjuhëve të tjera.
2.) Trejnimi i mësuesve të esperantos është një kusht i domosdoshëm. Ne duhet të mbështesim ato universitete dhe shkolla të larta, ku tashmë u jepet mësim pedagogëve të ardhëshëm të Esperantos. Në duhet të nxisim studentët e rinj të gjuhësisë, veç kësaj edhe mësuesit e gjuhës të papunë dhe në pension që ta marrin Esperanton si një specialitet të ri. Të gjithë ata lehtë dhe shpejt mund ta përvetësojnë Esperanton deri në nivelin e nevojshëm për ta dhënë mësim atë. Duhet të theksojmë vlerën e diplomave ndërkombëtare për aftësitë mësimdhënëse.
3.) Për ata që kanë qejf të mësojnë- sipas mundësisë- gjithnjë argumentoni përparësitë praktike të esperantos: një thesar fjalor ndërkombëatr, lehtësim i të nxënit të gjuhëve të tjera, shfaqja në rritje në internet dhe në Vikipedi, barazia gjuhësore, etj.
4.) Për të fituar bazën financiare ne duhet të marrim pjesë në konkurset evropiane dhe kombëtare. Të organizojmë një përsosje të mëtejshme të anëtarësisë të grupit tonë të punës lidhur me këtë. Të përvetësojmë teknikën e kërkesave për subvensionime. Edhe dhuratat e personave privatë (për shëmbull në formën e mjeteve mësimore, mbështetje e udhëtimeve për studime, etj) mund të jenë me rëndësi të madhe. Pak e nga pak ne duhet të sjellim në mësimdhënien shkollore të Esperantos edhe ndërmarrjet private, shkollat private, pra kapitalin privat.

5.) Një pjesë e rëndësishme e veprimtarisë sonë duhet të jetë edhe përftimi i mbështetjes politike. Ne duhet të kujdesemi sa më shumë për kontakte sa më të mira me politikanët. Politikanët, gazetarët dhe personat e tjerë kyç të bashkësive të ndryshme do na mbështesin vetëm kur ne do mund të demonstrojmë rezultate konkrete. Asnjëherë të mos harrojmë “ndikimin pozitiv të bashkëveprimit të shumë faktorëve”. Sa më shumë shkolla ta japin mësim Esperanton, aq më shumë shkolla do duan t’i imitojnë ato dhe aq më shumë politikanë do deklarojnë qendrime pozitive ndaj Esperantos. Ne duhet t’i ftojmë politikanët në aktivitetet tona dhe t’i informojmë ata rregullisht për sukseset tona pak a shumë të mëdha.
6.) Elementi më i rëndësishëm e veprimtarsië sonë duhet ët jetë bashkëpunimi ndërkombëtar. Me ndihmë e Esperantos institucionet mësimore dhe ndërmarrjet mësimore do mund të komunikojnë dhe bashkëpunojnë. Ne duhet sistematikisht, në mënyrë efikase të demonstrojmë përparësitë e komunikimit në gjuhën Esperanto ndërmjet shkollave fillore dhe të mesme që bashkëpunojnë, ndërmjet organizatave rinore, shkollave të larta dhe universiteteve.
7.) Ka tashmë libra mësimi të përdorshëm ndërkombëtarisht si dhe mjete të tjera mësimore. Nga to komisioni i ILEI që përbëhet nga mësues me përvojë duhet të zgjedhë më të përshtatshmit, si mjete mësimore të rekomandueshme.

Budapest, 30 qershor, 2008.


Planin strategjik e hartuan- mbi bazën e ideve dhe propozimeve të anëtarësisë së Grupit Ndërkombëtar të Punës për ta shpënë përpara mësimdhënien e Esperantos në shkolla (ALIE)dhe mbi bazën e përvojave 40 vjeçare në kuadër të veprimtarisë për Esperanton, Dr. Lajos Molnar dhe Dr. Julianna Farkas. U shprehim falenderimin tonë të sinqertë të gjithë revizorëve të dashur:
D-ro Endre Dudich, S-ro Leo De Cooman, D-ro Renato Corsetti, D-rino Katalin Kováts, S-ro Géza Kurucz, S-ro István Mészáros, S-ro József Németh, S-ro Radojica Petrović, D-ro Seán ÓRiain, S-ro Mihai Trifoi.



Faqe në internet që propozohen:

http://www.edukado.net
http://www.esperanto.net
http://www.lernu.net
http://www.egalite.fw.hu
http://www.mondeto.com


Personi i kontaktit i Grupi ndërkombëtar i punës për ta shpënë përpara mësimdhënien e Esperantos (ALIE)


D-ro Lajos Molnár
ludoviko@t-online.hu

Emri i listës së diskutimit esperanto-en-lernejojn@googlegroups.com

Plotësimi u bë më 16 shkurt 2009: deri në shkurt 2009 emri i grupit ishte Grupi ndërkombëtar i Punës „ Lingvolanĉilo”. Emri i ri është: Grupi ndërkobëtar i punës për ta shpënë përpara mësimdhënien e Esperantos në shkolla, shkurt: Grupi Ndërkombëtar ALIE


Emri dhe adresa elektronike e përkthyesit

Bardhyl Selimi
selimibardhyl@yahoo.com
bselimi@gmail.com
selimibardhyl@hotmail.com
Comments
 Dr. Molnár Lajos
Dr. Molnár Lajos
Kara Bardhyl!
Kun granda ĝojo ni vidas, ke ni sukcese aperigis jam la albanan version la 13-an de aŭgusto, 2009... Dankegon!
Plej amike
Ludoviko kaj Julinjo
12 years ago.

You must be a member of this group to reply to this topic. (Join?)